Tahiri: Normalizimi nuk do të dështojë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në kuadër të dialogut politik, të mërkurën pasdite do të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Thaçi në këtë takim do ta kërkojë përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjes së marrëdhënieve me Serbinë.

Në këtë kontekst, Tahiri ka vlerësuar se në këtë fazë është shumë i rëndësishëm angazhimi i BE-së për vlerësimin e dinamikave të zbatimit të marrëveshjes.

Pavarësisht tendencave të Serbisë për ta zvarritur implementimin e marrëveshjes, Tahiri ka deklaruar për Epoka e Re se procesi i normalizimit mes dy shteteve nuk do të dështojë.

UBT

Sipas saj, idetë e Beogradit që serbët e veriut të përfshihen në një “listë të përbashkët zgjedhore”, nuk janë aspak demokratike.

“Thirrjet për lista unike zgjedhore u ngjasojnë kohëve të kaluara dhe sistemeve të kaluara”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/