FIDANISHTJA

Tahiri: Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së miri me zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend, shkruan Gazeta Express.

Ai në një konferencë për media tha sot se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të qeverisur.
!
“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë. Nuk e kanë vullnetin me qenë prezent në Kuvend. Ju e keni parë nuk janë as ministrat, as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime. Ja duhet ta kthejë mandatin te populli, ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenuar realisht”, ka thënë Tahiri.

Uji Dea

Tahiri i bëri thirrje pozitës që të udhëheq me përgjegjësi në vend, ose ta kthejë mandatin tek qytetarët.

“Ne i bëjmë thirrje kësaj mazhorance të cilët e kanë marr mandatin pikërisht nga populli për të qeverisur dhe që të kthehen të jenë më të përgjegjshëm në raport me mandatin që kanë dhe të arrijnë që të tejkalojnë këtë ngërç ose e kundërta që ta kthejnë mandatin tek qytetari”, ka thënë ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.