ARKATANA

Tahiri: Nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për impiantin, projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, nënshkrimin e marrëveshjes me BERZH për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në shumën prej 26 milionë euro, e ka cilësuar si projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i BERZH në Kosovë, Neil Teylor, deklaroi se “Komuna e Gjilanit është kampione sepse kjo është kontrata e parë që nënshkruhet me nivelin lokal pas kryeqytetit”. Kjo deklaratë është një indikator se ky investim padyshim e ka kthyer Komunën e Gjilanit në një partner të besueshëm për institucionet financiare si BERZH dhe BEI dhe ky fakt na bën të ndihemi mirë”, ka thënë Tahiri në konferencën për media.

Duke folur për punën 5-mujore të këtij viti, Tahiri përmendi investimet kapitale siç është projekti për modernizimin e tregut të gjelbërt, vazhdimi i punimeve në lumin Mirusha me ç’rast është nënshkruar marrëveshja për financim nga MMPH dhe kryetari i komunës ne vlere prej 250 mijë euro, finalizimi i dokumentit “Plani Komunal i Veprimit të EE 2019-2021”, ku janë planifikuar masa të efiqiencës së energjisë në 7 objekte publike, ndërsa tani jemi në proces të aplikimit për financim në fondin kombëtar të EE, ku është përzgjedhur shkolla “Vebi Ibrahimi” në fashtin Uglar.

Hidromorava

Drejtoresha e DZHE u shpreh se në kuadër të programit PPP, gjatë kësaj periudhe janë në proces të realizimit të 3 studimeve të fizibilitetit për projekte në fushën e turizmit, energjisë, infrastrukturës biznesore e sportive etj., ndërkaq ka përmendur sukseset në Panairin e Punës dhe planifikimin për panairin Gratë në Biznes.

“Në Panairin e Punës, i cili është bashkëorganizim me GIZ dhe MPMS, kanë marrë pjesë 45 biznese të cilët kane ofruar rreth 500 vende pune. Ndërsa, panairi “Gratë ne biznes” do të organizohet ne bashkëpunim të ngushtë me MTI me 17-19 korrik, gjatë kohës kur mërgimtarët gjenden për pushime në vendlindje dhe do të kenë rastin jo vetëm të njihen, por edhe të blejnë produktet artizanale të grave nga Gjilani si dhe nga komunat tjera të Kosovës:, ka deklaruar ajo në konferencën për media.

Në fund, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, tha se bashkëpunimi me donatorët është i shkëlqyeshëm, duke përmendur që janë ndarë 12 grante për të rinjtë me bashkëfinancim të USAID dhe Help./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.