ARKATANA

Tahiri: Në mbledhjen e ardhshme të qeverive Kosovë-Shqipëri të diskutohet për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka diskutuar lidhur me përgatitjet për mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që do të mbahet në fillim të muajit qershor në Prishtinë.

Sipas kryeministrit Mustafa, janë bërë disa nga përgatitjet ku tha se është dhënë një numër i madh i dokumenteve të përbashkëta që do të nënshkruhen në atë takim por sipas tij në zyre i kanë ardhur vetëm tri marrëveshje.

“Kemi pasur raporte nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Ministria e Pushtetit Lokal, ajo e Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale, pra çka është punuar deri më tani por duhet të kemi informatë të saktë se cilat janë ministritë e tjera që kanë memorandum të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë”, tha Mustafa.

Fundamenti

Sipas tij deri ne fund të javës tjetër duhet çdo gjë të jetë e përfunduar.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri kërkoj që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të ketë një pikë për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Duhet një koordinim në këtë drejtim të dy qeverive që të mos i lëmë si jetim ata shqiptarë duke ia lënë njërës apo tjetrës qeveri”, u shpreh Tahiri./arbresh.info.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.