GRANDEMALL

Tahiri: Në Bruksel s’u diskutua për asetet shtetërore të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministra për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se në Bruksel nuk është diskutuar asnjëherë për pasuritë e Kosovës.

“Serbia ka provuar që të iniciojë një diskutim të tillë në Bruksel, por nE kurrë nuk kemi pranuar që ajo të jetë në rend dite. Edhe pse ju mund të keni dëgjuar disa herë nga kryeministri Aleksandar Vuçiq për këtë çështje, unë dua t’ju siguroj se një bisedë e tillë kurrë nuk ka ndodhur”, u ka thënë Ministrja Tahiri reporterëve serbë, shkruan Radio KiM, transmeton Klan Kosova.

Kosova është përgjegjëse për pasuritë që janë nën pronësinë e saj, dhe kjo është e konfirmuar edhe me të drejtën ndërkombëtare, ka thënë Tahiri, duke e theksuar se Serbia ende e respekton Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Eco Higjiena

“Edhe gjatë protektoratit ndërkombëtar, UNMIK-u ka lëshuar udhëzime duke e qartësuar se të gjitha pronat në territorin e Kosovës i takojnë Kosovës. Këto udhëzime janë mjaft të qarta dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, është shprehur Tahiri.

“Në njërën anë Serbia thotë se po respekton marrëveshjet, kurse në anën tjetër po mban strukturat paralele. Kjo i shkel marrëveshjet”, ka thënë Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.