FIDANISHTJA

Tahiri: Mosliberalizimi i vizave, thikë pas shpine për Kosovën

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.

Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm. Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.

“Ajo që do të duhej të ndodhte dhe ajo çka unë mund ta komentoj është që Austria e ka presidencën e BE-së tanimë, dhe ajo është shteti që duhet ta vendos në agjendën e vet temën e liberalizimit. Unë mendoj që në momentin kur tema është në votim, unë jam shumë optimist që do të ketë një reflektim të vendeve të BE-së”, tha Tahiri për Ekonomia Online.

“Mendimi dhe vlerësimi është i qartë i saktë, është meritë dhe jo dhuratë dhe në të njëjtën kohë thotë pasi që Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet, ka pas një votim në Parlament dhe nuk di qysh do t’i thuhet jo. Nëse i thuhet jo atëherë do të jetë një thikë pas shpine për Kosovën”.

GRANDEMALL

“Për shkak se ju jeni të vetëdijshëm që gjatë gjithë kohës Kosovës ju ka thënë që votojeni demarkacionin se jeni tu e ndal qytetarin me lëviz lirshëm, do të thotë i kanë thanë përmbushni obligimet teknike se do ta keni liberalizimin ne e kemi kaluar edhe demarkacionin e kemi edhe vlerësimin pozitiv e kemi edhe votimin në Parlament dhe nuk di çka mund të bëjmë ne më shumë. E shoh si shumë diskriminuese që qytetarët e Kosovës për dallim prej krejt anëtarëve të Evropës të mos lëvizin lirshëm”, tha ai.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, ku është shprehur i bindur se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, nuk do të ketë asociacion që fuqinë e vet politike e barazon mbi aspiratat e Beogradit.

Ndërkaq lidhur me reformat shtetërore, Tahiri ka thënë se plani i Qeverisë është duke u zbatuar në përpikëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.