KKGJILAN

Tahiri: Mosliberalizimi i vizave diskriminim klasik, Konjufca t’u shkruaj vendeve të BE-së

/ 2 minuta lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e quajtur diskriminim klasik çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai tha se këtë çështje e ka ngritur edhe në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, ku ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që t’i shkruaj presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së.“Në kryesi e kam ngritur një kërkesë që Kuvendi përmes kryetarit t’i adresohet presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mosvendim për liberalizimin e vizave, e që për neve është diskriminim klasik”.

Ai shtoi se çfarëdo sistemi që e aplikon BE-ja për vendet tjera jo anëtare të Shengenit mund të hyjë në fuqi edhe për Kosovën pasi që të liberalizohen vizat.“Heshtja e Kuvendit nuk është e drejtë dhe për këtë arsye e ngrita këtë çështje që të ketë adresim serioz. Heshtja jonë nuk i bënë hajr dhe nderë Republikës së Kosovës”.

UBT

Tahiri, deklaroi se Qeveria Kurti do të futet në histori si më e dobëta në investimet kapitale.Ai tha se Ligji i Pagave ka përfunduar fazën e konsultimit publik, por që nuk po shkon në Kuvend për miratim.

“Ligji i Pagave e ka përfunduar procesin e konsultimit dhe ky ligj ende nuk vjen për miratim në Kuvend. Mosardhja e këtij ligji nënkupton shtyrje edhe për 1 vit për zbatim. AAK-ja kërkon që të vjen në Kuvend ligji. Me ecurinë aktuale, ky s’ka mundësi të futet në miratim më 1 janar”, shtoi ai.