Tahiri: Me veprimet e dhunshme deputetët kanë dëmtuar imazhin e gruas politikane

Kryetarja e Lobit Rajonal të Grave, Edita Tahiri, ka vlerësuar se në shtetin e Kosovës, përkundër rritjes së rolit të grave, nuk ka një nivel të duhur të fuqizimit të tyre në vendimmarrje.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Tahiri ka kërkuar që të këtë më shumë gra në qeverisje si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
Ajo ka thënë se në vend që gratë t’i ushqeheshin proceset për tejkalimin e krizës politike, disa deputete pranuan që të të përdorin mjete të dhunës për të shprehur protestën.