Fundamenti

Tahiri: Marrëveshjet e Brukselit afrojnë edhe më shumë Preshevën me Kosovën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Brukse – Përkunder asaj se Presheva nuk po marr pjese në dilagun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, megjthate keto negociata nuk po mund te kalojne pa Luginën e Preshevës, kete e thote ne nje bisedë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” edhe ministraja znj. Edita Tahiri, e cila po i prine delegacionit të Republikës së Kosovës ne Brukslel. Sipas saj “dje dhe sot ne Bruksel eshte arritur pajtimi për vendosjen edhe të autoriteteve doganore në pikë kalimin kufitar Mutivodë, sipas kërkesës së banorëve shqiptarë të komunës së Medvegjes.”

“Në takimin e radhës për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) se një marrëveshje e cila kam të bëjë me lëvizjen e lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë i ndërmjetësuar nga BE eshte edhe ne favor të qytetareve nga lugina e Preshevës te cileve u “shkurtohet” rruga deri ne Kosovë. ..” i ka deklaruar sot agjencise së lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli znj.Tahiri.

Në takim u shënuan përparime dhe ranë dakord në planin për ndërtimin e gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare të modelit IBM në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që do të realizohen dhe financohen nga Komisioni Evropian.

ARKATANA

Sipas saj “Hapja e pikëkalimit te Kapia e Sfricës do të lehtësoj maksimalisht lëvizjen e lirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe sidomos të atyre nga Medvegja, sepse do të shkurtohet udhëtimi për rreth 100 km. Me fjalë tjera tani përmes këtij pikëkalimi do të mund të vijnë në Kosovë duke bërë rrugë vetëm 28 kilometra. Më tutje, gjatë stinës së verës dhe periudhës së festave ky pikëkalim i ri kufitar do t’u mundësojë diasporës tonë edhe një qasje më shumë për në Kosovë”.

“Kërkesën për pikëkalimin kufitar te Kapia e Sfircës e ka bërë pala e Kosovës, duke u bazuar në kërkesat zyrtare të paraqitura nga Komuna e Medvegjës dhe Kamenicës, të cilat kërkesa Qeveria e Kosovës i ka mbështetur plotësisht, duke e iniciuar këtë çështje në Dialogun e Brukselit. Marrëveshja për hapjen e dy pikëkalimeve të reja kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parasheh hapjen e pikëkalimit kufitar tek vendi i njohur si Kapi e Sfircës që gjendet në mes të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës, si dhe një pikëkalim kufitar që gjendet mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit.”, ka shtuar ministrja Tahiri.

Marrëveshja për njohjen e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel në vitin 2011, për më shumë se një vit nuk po zbatohet. Lidhur me këk zhagitje ministrja Tahiri akuzon Beogradin. “Beogrdai anashkalon qellimisht marreveshjet e nenshkruara me ne. Për këte neglizhence, për mos zabatimine marrëveshjes se nenshkruar te pales serbe kemi njoftuar edhe Brukselin qe do ta detorje te pershpejtoje procesin e zabtimeve. Kosova ka kryer obliogimet e veta me ekohë ne këte drejtim..” ka deklaruar ne vazhdim znj.Tahiri për “Presheva jonë”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.