FIDANISHTJA

Tahiri: Liberalizimi i vizave të përshpejtohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e Danimarkës, rezident në Tiranë, Mads Sandau-Jensen, në të cilin vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e rëndësishme për të dyja vendet.

Ministrja Tahiri e njoftoi ambasadorin Jensen me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë agjendën evropiane dhe euro-atlantike.

“Marrëveshja Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, që është në prag të nënshkrimit përbënë një përparim konkret dhe të merituar të Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave duhet të shpejtohet sepse qytetarët e Kosovës nuk mund të mbeten edhe më tej të izoluar.

Uji Dea

Duke folur për procesin e dialogut të Brukselit që po zhvillohet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministrja Tahiri tha se një proces i tillë po ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe afrimin me BE-në, si dhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ambasadori i Danimarkës, Jensen, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e dialogut të Brukselit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.