Fundamenti

Tahiri lavdëron Ashtonin, pret që edhe zëvendësja e saj të punoj njëjtë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zëvendskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se zëvendësimi i baroneshës Catherin Ashton me diplomaten italiane Federica Mogherin nuk do të ndikojë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri ka deklaruar se pasardhësja e Ashtonit do të jetë në shërbim të politikave të jashtme të BE’së në raport me dialogun, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Mobi Casa

Tahiri ka folur fjalë të mira për Ashtonin, e cila sipas saj ka kontribuar shumë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Epoka e Re/