Hidromorava

Tahiri: Kushtëzimi i deputetëve nga kryeministri me mospërgjigje në pyetjet parlamentare është sulm direkt ndaj demokracisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Kurti për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri në një konferencë për media tha se kjo sjellje e kryeministrit ishte sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në Kosovë, sepse mandati i deputetit është i garantuar dhe askush nuk mund t’ua përcaktojë rregullat në vendin e tyre të punës.

“Pyetja parlamentare është një nga instrumentet e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili e shfrytëzon për llogaridhënie nga Qeveria, nga kryeministri, ministrat, zëvendësministrat e kështu me radhë. Sjellja sot e kryeministrit të Republikës së Kosovës ishte një sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në vendin tonë, Nuk ka ndodhur asnjëherë, është e paprecedentë. Nuk e keni asnjë rast të vetëm kur kryeministri del dhe ju thotë deputetëve që unë kam vendosur mos të ju përgjigjem deri në momentin kur ju do ta bëni një veprim tjetër”, theksoi ai.

Mobi Casa

Tahiri e ka ftuar kryetarin e Kuvendit që të marrë masa ndaj këtyre veprimeve dhe njerëzve të papërgjegjshëm nga kryeministri e tutje.

“Në anën tjetër ju e shihni se dështimet në këtë vend janë të mëdha, janë kolosale. Ju e shihni skamjen, mjerimin dhe krizën ekonomike që e ka kapluar vendin. Problemi më i madh është se e kemi një kryeministër të padijshëm dhe papërgjegjshëm”, shtoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.