Mobi Casa

Tahiri, Kurtit: Jepni fund talljes me qytetarët, plotësoja kushtet grevistëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë siç ka thënë ai “hajgaret me qytetarë”, e t’ia plotësojë kushtet grevistëve dhe të nisë mësimi sa më parë.

Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të fortë se kjo që lidhet me procesin mësimor.

“Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Eco Higjiena

Ai ka shtuar se dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo sipas tij duhet të marrë fund.

“Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund”.

“Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull”, ka përfunduar Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.