GRANDEMALL

Tahiri: Kurti qëndroi në seminare të paguara nga Internacionalja Socialiste, e konsideron Amerikën të padrejtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se vizitat e kryeministrit Albin Kurti në Greqi, në simpoziumin “Symi”, mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Amerikën.

Ai ka thënë se në këto evente, të financuara nga Internacionalja Socialiste, flitet keq për SHBA-në.

FITORJA

“Kemi pasur dy raste kur kryeministri ka qëndruar dy herë në Greqi në seminare të Internacionales Socialiste. Të financuara nga ta. Do të ishte në rregull nëse Internacionalja Socialiste, të mos pretendonte se Amerika është polici i botës dhe po bën padrejtësi në botë. Do të ishte në rregull po të mos pretendonin se Amerika po bën padrejtësi në botë. E kur kryeministri shkon në evente të tyre dhe ku flitet kështu për ta, ndoshta edhe po të ishin kështu, nuk guxojmë të flasim kështu për Amerikën pasi është aleati ynë kryesor dhe i pazëvendësueshëm”, tha ai.

“Cdo veprim i yni ka konsekuenca. Cdo kush që është kryeministër ka përgjegjësi. SHBA ndoshta nuk takohet me Kurtin kur e merr parasysh se ai merr pjesë në takime ku ka fjalime ideologjike të majta dhe anti-amerikane”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.