UBT

Tahiri: Kurti e Osmani janë të përfshirë në aferën e Martin Berishajt

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar sërish krerët e shtetit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Ai teksa foli para mediave pas mbledhjes së kryesisë, tha se refuzimi i shkarkimit të tij nga Kurti e Osmani dëshmon se ata janë të përfshirë në atë aferë të madhe.

“Derisa Kurti dhe Osmani refuzojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj, dëshmon se këtu kemi të bëjmë me një aferë jashtëzakonisht të madhe dhe se në të janë të përfshirë edhe krerët e shtetit”, tha Tahiri.

Hidromorava

Këtë javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca, por shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se Kuvendi është në kaos, derisa janë 50 pika të vitit të kaluar që ende nuk janë përfunduar.

“Legjislaturën e karakterizon një kaos. 50 pika të vitit 2022 të papërfunduara. 6 seanca të pambyllura të vitit të kaluar. Kjo tregon që VV është duke pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha në menaxhimin e kësaj legjislature”, tha Tahiri pas mbledhjes së kryesisë.