Hidromorava

Tahiri: Kurti e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, n në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë.

“Dokumenti është shumë i rrezikshëm, me elemente që ka realisht e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Uji Dea

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë është shprehur se Asociacioni duhet të bëhet, por vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes.

“E kemi obligim, por të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes që Kurti me vetëmenaxhim, kombinim me Asociacionin e bëri Republikën Srpska të Kurti, që është niveli i tretë i qeverisjes. Pra, të gjithë e kemi obligim, por në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë tutje Tahiri.