Hidromorava

Tahiri: Kurti dështoi, i ka pasur letrat e Biden por pranoi marrëveshje pa njohje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun e Brukselit me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dështuar për sa i përket dialogut.

”Kurti i ka pasur letrat e Biden, por pranoi marrëveshje pa njohje”, tha Tahiri në Pressingteksa po fliste për Kurtin.

Më pas, ajo tha se sulmi në terrorist Banjskë e “frikësoi” Kurtin dhe më pas e pranoi Asociacionin.

Hidromorava

”Sulmoi Serbia, edhe me qëllimin për themelimin e Asociacionit, u dridh Banska, Kurti pastaj pranoi Asociacionin. Një kryeministër a u desht pak me prit mos me thanë se prej një sulmi, prej një dridhje, unë e kam kundërshtu. Është njeri që ka ardhur në pushtet duke e kundërshtu Asociacionin, çfarë bëri u frikësu nga sulmi i Banjskës”, ka thënë Tahiri.

Tutje ajo thotë se ”Kurti e ka vënë Kosovën në dy gjunjë”. Kjo pasi, sipas saj, politikën e Kurtit udhëhiqet me populizëm.

”Unë them që ky është i vetmuar në populizëm. Ky pse ka pas sukses me fjalë boshe ka mëndu që ka me pas sukses edhe me bindë Kosovën, por Kosova është më shumë sesa VV “, ka thënë ajo. /Gazeta Express/