ARKATANA

Tahiri kritikon ministrin Murati: Me qasje destruktive po e bllokon Kuvendin, të hyrat vetanake t’i kthehen komunave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se qasja e shumicës së Vetëvendosjes në Kuvend, po e dëmton konsesusin politik dhe funksionimin e punës për votimet e ligjeve të rëndësishme në interesë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Ne sot po trajtojmë një çështje të rëndësishme që lidhet me fushën e arsimit. A jeni duke e pa se çka është duke bë ministri i financave? A e kemi mbështet një amandament për ndryshimin e ligjit të buxhetit i cili fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor. Me të vetmin qëllim, e ai qëllim ka qenë qe të hyrat vetanake komunave t’i kthehen. Ky ka qenë qëllimi, për këtë kemi votu, për këtë ka votu edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Pra po ju them që edhe fëmija në djep e din këtë qëllim që të hyrat vetanake të shkojnë në komunë”, tregoi Tahiri.“Tjetra, a jeni duke e pa se kjo qasje është duke e dëmtuar në esencë koncensusin politik për marrëveshje ndërkombëtare edhe për ligje të tjera” shtoi ai.

FITORJA

Tahiri tha se kjo qasje e LVV mun ta çojë në bllokadë kuvendin.“Kjo se çfarë jeni duke bërë ju, ju them me përgjegjësi të plotë se na qon në bllokadë të Kuvendit. Andaj, ju lutem merreni seriozisht këtë temë dhe nëse keni dilema lypni interpretim ligjor”, u shpreh ai.

Krejt në fund Tahiri i tha ministrit të Financave se qasja e tij është krejtësisht gabim.“Qasjen e ki gabim ministër, je ka e dëmton funksionimin, po na i dëmton marrëveshjet ndërkombëtare dhe jemi tu u sjell e tu u pshtjell rreth një teme e cila ka zgjidhje me këtë amandament”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.