HW

Tahiri kritikon mazhorancën: E pakuptimtë që Ligji i pagave të mos sillet në Kuvend

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se AAK-ja ka kërkuar interpelancë për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët publikë.

ARKATANA

Ai tha se është e pakuptimtë që pika për ligjin e pagave të shtyhet, e të mos sillet në Kuvend.“Qeveria ka dështuar, por edhe ligji për zyrtarët publikë. Shumë agjensione kanë nisur të bëjnë rregullore të brendshme për pagat, në mungesë të ligjit. Janë mbi 3 mijë vende pune që nuk po mbushen në mungesë të veprimeve të Qeverisë”, shtoi Tahiri.“Po ashtu, si grup parlamentar kemi kërkuar interpelancë për mungesën e Ligjit për Zyrtarët Publik. Shumë agjensione kanë filluar të bëjnë rregullore të veta për rregullim të pagave dhe rregullim të brendshëm. Si rrjedhojë, janë bllokuar punësimet në administratë shtetërore, e ku janë mbi 3 mijë vende të lira pune të paplotësuara për shkak të mungesës së veprimeve të Qeverisë”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.