UBT

Tahiri kritikon Kurtin: Veriu nuk mbrohet nga zyra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edi Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si një udhëheqës pa vizion e strategji.“Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverisë”, ka shkruar Tahiri, në faqen e saj në Facebook.

Ajo e konsideron qeverinë “pa vizion, pa strategji, pa transparence, pa guxim”, derisa ka deklaruar se “tensionet atje janë shqetësuese”.

Tahiri i është referuar situatës së sotme në komunat Veriore, ku policia e Kosovës që ishte nën përcjellje të zhytarëve komunalë zgjedhor u desh të zmbrapsje, pasi u sulmua nga persona të maskuar me shok-bomba dhe të shtëna me armë në ajër.Lajmin për sulmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Situata në Veri, Policia konfirmon shpërthimet: S’ka të lënduar

FIDANISHTJA

Policia e Kosovës, të martën, ka raportuar se në orët e pasdites dyshohet se ka pasur shkrepje armësh e shpërthime në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut, por nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Tensionet janë rritur në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, pasi qytetarët kanë penguar zyrtarët e komisioneve komunale zgjedhore të kenë qasje në zyrat e tyre, ku po përgatiten edhe zgjedhjet komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Albanian Post, se përkundër që zyrtarët ishin nën përcjellje të policisë, ishte e pamundur që t’u krijoheshin kushte pune.

Policia e Kosovës njoftoi edhe se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve”, thuhet nga Policia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.