FIDANISHTJA

Tahiri: Kosova po zbrazet e Qeveria është fokusuar në dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se këtë javë Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca, një seancë të rregullt dhe një solemne, për përvjetorin e Pavarësisë.

Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, u shpreh i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, me ç’rast tha se Kuvendi dhe Qeveria duhet ta kenë në fokus këtë problem, e jo vetëm çështjen e dialogut.

“U përcaktuan dy seanca shtesë, ajo e rregullt dhe ajo solemne për përvjetorin e Pavarësisë”.

Mobi Casa

“Kuvendi i Kosovës duhet që t’i ngrejë dinamikat e veta, duke e përfshirë gjendjen sociale ekonomike në vend. Kosova po zbrazet dhe Qeveria është duke u fokusuar në dialog. Për dy vjet ka vetëm fjalë”, tha ai.

Sa i përket byrosë për konfiskimin e pasurisë, Tahiri tha se kjo është vetëm një pikë politike elektorale që nuk do të ketë asnjë efekt.

“Ligji për byronë ka pasur probleme serioze. AAK-ja dhe çdokush që ka pasuri të pajustifikueshme duhet të justifikohet. LVV-ja është duke e përdorur byronë, është një pikë politike elektorale që nuk do të ketë asnjë efekt”, tha ai. /eo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.