Mobi Casa

Tahiri: Kosova nuk do të heq dorë prej njohjes nga Serbia, pavarësisht dështimeve të Kurtit e Osmanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga e njohja prej Serbisë, por, sipas tij këtë e ka bërë kryeministri Albin Kurti.

Këtë deklaratë Tahiri e bëri para mediave pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se nuk do të heqin dorë nga ambiciet e tyre si shoqëri pavarësisht dështimeve që mund të kenë Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Kosova nuk ka hequr dorë, po në këtë periudhë ka hequr dorë Albin Kurti. Ne nuk do të heqim dorë nga ambiciet tona si shoqëri pavarësisht dështimeve momentale që mund të kenë liderët siç ka në këtë rast kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani”, ka thënë Tahiri, raporton Telegrafi.

Mobi Casa

“Largimi i njohjes në qendër dhe sjellja e vet menaxhimit të serbëve, e cila do të përkthehet në një autonomi në të ardhmen në qendër është një dëm i madh për vendin tonë… Pra, ne nuk heqim dorë nga një njohje e tillë e cila pastaj do t’i hap rrugë vendit tonë në anëtarësim deri në OKB”, u shpreh shefi i Grupit parlamentar të PDK-së.

Ai ka informuar edhe për punën e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, të cilin e kryeson.

“Dje përfundimisht ka votuar komisioni për reformën zgjedhore. Gjatë gjithë kohës zgjedhjet në Kosovë janë monitoruar nga vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe duhet të adresohen të gjitha rekomandimet. Ka pasur edhe propozime të partive politike të cilat të gjitha bashkë janë drejtuar në mënyrë unanime. Gjatë këtij procesi kemi pasur bashkëpunim të mirë me zyrën e Bashkimit Evropian, Ambasadën Amerikane, Ambasadën e Mbretërive të Bashkuara”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.