Fundamenti

Tahiri: Kosova nuk do të diskutoj me Serbinë për çështjen e Trepçës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtarja e Kabinetit Qeveritar Edita Tahiri thotë se autoritetet në Prishtinë nuk do të diskutojnë me Serbinë për çështjen e Trepçës. Thotë se Qeveria do të formoj një grup ekspertësh për përgatitjen e ligjit të veçantë për Trepçën e cila sipas saj do të zhvilloj veprimtarinë e saj në partneritet publiko-privat.

Ministrja pa Portofol Edita Tahiri e cila tash e sa vjet është pjesë e dialogut me Serbinë thotë se Trepça nuk diskutohet me Serbinë.

“Trepça dhe pasuritë tjera shtetëore të Kosovës janë nën sovranitetin e shtetit të Kosovës Ato asnjëherë dhe me askënd nuk do të diskutohen”, tha Tahiri për RTV21.
Tani kur Kuvendi ka miratuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike ka mbeytur të riformulohet neni 11.3 për shkak të kritikave të shumta se u jep kompetenca komunave, Tahiri tha se komunat do të kenë kompetenca vetëm në periudhën e shpronësimit në funksion të kësaj kompanie.

FIDANISHTJA

Ministrja Tahiri tha se Qeveria do të krijoj një grup ekspertësh për të bërë Ligjin e veçantë për Trepçën.

Tahiri protestat që u organizuan nga Vetëvendosje dhe u mbështetën nga AAK’ja dhe NISMA për çështjen e Trepçës i quan kryekëput pretekst politik. Ndërsa sipas saj, u dëmtua shteti i 100 vjetëve sakrificë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.