ARKATANA

Tahiri: Kosova ka dëshmuar seriozitet në bisedime

/ 2 minuta lexim
HW

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri priti sot në takim ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me seli në Shkup, Mats Staffansson , i cili shoqërohej edhe nga zyrtari për Kosovën në Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë në Stokholm, Andre Nilsson, si dhe shefi i Misionit të Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja shteteve, bashkëpunimin për reforma si dhe për mbështetjen për integrimet euro-atlantike për Kosovën.

Ministrja Tahiri falënderoi për përkrahjen e veçantë të Suedisë për reformat evropiane për Kosovën si dhe njoftoi delegacionin suedez se sot Qeveria e Kosovës e ka miratuar edhe iniciativën për nënshkrimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin për reforma në mes Suedisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo që synon të rris bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks në programet e ofruara nga Suedia.

Fundamenti

Po ashtu u bisedua për rrjedhat e fundit në dialogun e Brukselit. Me këtë rast, ministrja Tahiri tha se Kosova ka dëshmuar seriozitet në këtë dialog dhe zbatim të marrëveshjeve dhe tash është radha e BE-së që ta shpërblejë Kosovën dhe pa vonesa të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe të merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori Staffansson vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, dhe konfirmoi përkrahjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai po ashtu, rikonfirmoi përkrahjen e fuqishme të Suedisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.