UBT

Tahiri: Kosova ia dha përgjigjen e duhur Serbisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri e cilëson si provokim të rëndë dhe të përmasave dramatike tentimin për futjen e trenit serb në Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Ministrja Tahiri thotë se gjatë ditës së djeshme Serbia mori përgjigjen e duhur nga instancat më të larta të shtetit, se Kosova është shtet i pavarur.

“Ky ka qenë një provokim i rëndë i përmasave dramatike që Serbia e ka bërë për ta destabilizuar Kosovën dhe Institucionet tona i dhanë përgjigjen e duhur, pra e mbrojtën sovranitetin dhe integritetin territoriali të shtetit tonë. Pra, e mori përgjigjen e duhur se Kosova është shtet i pavarur, prandaj Serbia duhet të përmbahet”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.

Fundamenti

Megjithëse kjo është një çështje shtetërore dhe se hekurudhat nuk janë pjesë e dialogut Kosovë- Serbi, Tahiri gjatë ditës së djeshme i ka dërguar letër Brukselit për ta njoftuar për këtë provokim të Serbisë.

Sipas saj, edhe pse kjo nuk është nën kompetencë të saj, ajo i ka shkruar Brukselit për shkak se ai është ndërmjetësues i procesit të dialogut për paqe dhe fqinjësi të mirë mes dy shteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.