Fundamenti

Tahiri: Kosova asnjë njohje gjatë këtij viti, presidentja e përdori mllefin si “armë” për të mbuluar deficitet politike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, e edhe presidenten Vjosa Osmani për përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij viti Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re e as nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës.

“Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime”, ka shkruar Tahiri.

GRANDEMALL

Ai ka kritikuar presidenten Osmani për fjalimin e saj në Konferencën e Ambasadorëve, duke thënë se “ajo nuk dha asnjë shembull të vetëm sesi e ka përfaqësuar vendin në politikën e brendshme dhe të jashtme”.

“Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.