Mobi Casa

Tahiri: Koalicioni PDK-LDK, në krizë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Analisti politik, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se shtyrja e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës për procedimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, tregon një krizë të koalicionit PDK-LDK.

Uji Dea

Tahiri në një prononcim për “Telegrafin”, ka thënë se PDK-ja është duke luajtur një lojë të pasinqertë me LDK-në. Sipas tij, nga ana e udhëheqjes së PDK-së nuk ka pasur asnjëherë distancim ndaj deputetëve të tyre të cilët e kanë përkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. “Mocioni i mosbesimit ka kaluar sepse i ka marrë 42 nënshkrime, pikërisht edhe nga deputetët e PDK-së. Ndërsa nga ana e PDK-së nuk kemi pasur një distancim ndaj këtyre deputetëve që kanë vepruar kokë në vete dhe që kanë vepruar në kundërshtim me marrëveshjen që asnjë palë e koalicionit, asnjë subjekt nuk do të përkrah në të ardhmen mocionet e mosbesimit për Qeveri. Kjo konsiderohet e pandershme në këtë raport politik”, ka thënë Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.