Tahiri: Kishte tentim për bashkimin e UÇK-së dhe LDK-së
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në emisionin “Komiteti’ ka folur për angazhimin e saj politik gjatë viteve ‘90-të.Ajo ka treguar për një takim me përfaqësuesit e UÇK-së në Slloveni ku janë bërë përpjekje për unifikimin e krahut ushtarak dhe politik.
“Më 1997 kur doli UÇK në publik, kam bërë përpjekje për bashkim me LDK. Në parim jemi marrë vesh, por kur u kthyem nga Lubjana në Kosovë, në Kryesi të LDK-së nuk ishim të gjithë unikë, sikur kërkohej edhe pak kohë”, ka thënë ajo.


