Mobi Casa

Tahiri kërkon formimin e një Tribunali për Serbinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Krahas Tribunalit që po krijohet për verifikimin e krimeve të supozuar gjatë luftës së UÇK-së, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka iniciuar krijimin e një Tribunali tjetër.

Tahiri ka thënë në një intervistë për RTK3, se ka iniciuar që të bëhet një peticion që të kërkohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të krijohet një Tribunal për Serbinë.

UBT

Ajo ka thënë se theksi duhet të vihet sidomos tek dhunimi i grave. Ajo ka thënë se peticioni duhet të përgatitet dhe t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit.