Uji Dea

Tahiri: Kërkesat e Serbisë për ndalimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së janë absurde

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri Tahiri theksoi se është për tu vlerësuar bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve, sidomos në koordinimin dhe veprimet e përbashkëta, në luftën kundër terrorizmit. Ai tha se kërkesat e Serbisë ndaj INTERPOL-it për ndalimin e ish luftëtarëve të UÇK-së janë absurde.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri. Në këtë takim morën pjesë Komisionet Parlamentare të Sigurisë dhe zëvendësministrat e Punëve të Brendshme të dyja vendeve.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, theksoi se është biseduar për punët që janë bërë dhe që duhet të bëhen nga të dyja vendet.

“Bashkëpunimi sektorial, por edhe i përgjithshëm midis vendeve tona do të jetë shumë dimensional dhe afatgjatë. Falënderova Tiranën për reagimin dhe përkrahjen e Kosovës lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit, z. Ramush Haradinaj. Ne si dy vende, si dy qeveri që kanë të njëjta synime, kanë objektivat e njëjtë ndërkombëtare e diplomatike do të vazhdojmë të bashkërendojmë planet tona”, theksoi ministri Hyseni, transmeton “Zeri.info”.

Uji Dea

Ministri Hyseni vuri në dukje se është trajtuar edhe gjendjen e përgjithshme e sigurisë pas provokimeve që i ka bërë Serbia. Ai tha se është konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, vlerësoi lartë bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar.

Ministri Tahiri theksoi se është për tu vlerësuar bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve, sidomos në koordinimin dhe veprimet e përbashkëta, në luftën kundër terrorizmit. Ai tha se kërkesat e Serbisë ndaj INTERPOL-it për ndalimin e ish luftëtarëve të UÇK-së janë absurde.

Të dy ministrat u dakorduan që do të ketë përmbledhje të bazës ligjore sa i përket ligjit për të huaj, që do të rregulloj vendqëndrimin dhe punësimin e qytetarëve të dyja vendeve në shtetet respektive, në mënyrë që lehtësohen procedurat burokratike./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.