UBT

Tahiri i reagon Vetëvendosjes: I frikësohen kushtetutshmërisë, janë në panik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për deklaratën e tyre rreth opozitës.

Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se opozita pa aletrnativë po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i VV-së erdhi pasi PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, raporton rtv21.tv

Uji Dea

Tahiri lidhur me këtë ka shkruar se partia në pushtet, Vetëvendosje po frikësohet nga “kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”.

“Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t’i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre.”, ka shkruar Tahiri.

Ligji për Fondin Sovran u miratua në Kuvend më 15 dhjetor. Një ditë më pas, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se e PDK do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran duke u zotuar se do të angazhohen që me argumente juridike ta rrëzojnë, meqë sipas Tahirit bazën e ka në ekonomitë komuniste.