Hidromorava

Tahiri i përgjigjet Vulinit: S’ka ndarja të Kosovës, Serbia duhet ta pranojë realitetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri ka ripërsëritur se nuk ka ndarje të Kosovës.

Sipas tij, Serbia duhet të pranojë sa më parë një realitet të tillë.

Komentet e zyrtarit qeveritar vijnë si reagim ndaj komenteve të Ministrit serb tw Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Serbi ishte shprehur pesimist sa i përket arritjes një kompromisi të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun në Bruksel.

Reagimi i plotë i Tahirit:

Edhe Vulini e edhe secili zyrtarë i Beogradit duhet ta kuptojë se koha e ‘kompromisit’ ka kaluar dhe tash është koha e pranimit të realitetit. E çka është realiteti:

Kosova është e njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe tash e 19 vjet kur e kemi fituar lirinë e 10 vite nga shpallja e pavarësisë i tërë sistemi politik dhe rregullimi institucional i shtetit është i pavarur.

Uji Dea

Përndryshe, para më shumë se një dekade Grupi i Kontaktit ka prezantuar tri parime që kanë qenë të sakta dhe shumë të qarta:

Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të konsolidojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në këtë mënyrë, kjo do të sigurojë që Kosova të mos kthehet në gjendjen e para marsit të vitit 1999.

Nuk do të ketë ndryshime të territorit të tanishëm të Kosovës, që do të thotë nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe

Bashkim të Kosovës me ndonjë shtet tjetër apo me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër.

Çfarëdo tendence për të rikthyer në diskursin publik fjalë ‘kompromise’ është huqje dhe intencë për të prodhuar mjegull politike.

Në fakt këtë fjalë, Beogradi zyrtar po e përdorë më shumë për të qetësuar gjakrat brenda, e jo që e dinë apo që shpresojnë ne një ‘kompromis’ të madh e të ri me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.