Fundamenti

Tahiri i PDK-së kërkon nga Qeveria rishikimin e buxhetit 2024 para finalizimit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reflektoj edhe njëherë deri në finalizimin e buxhetit të vitit 2024, i cili pritet të shqyrtohet pas dy javësh.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë në Kuvendin e Kosovës tha se seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kenë për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Ai theksoi se Qeveria duhet të plotësojë kërkesat e Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, veteranëve dhe kategorive esenciale.

Mobi Casa

“Seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kemi për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Kërkojmë nga partia në pushtet që të reflektoj për pagesën e Policisë së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, kërkesave të disa kategorive esenciale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti ku janë në komision dhe të plotësohen këto kërkesa”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu shefi i PDK-së, foli për aksionin e së enjtes të Policisë së Kosovës.

“E pamë Policinë e Kosovës me një angazhim maksimal për të neutralizuar dhe shkatërrimin e një bande kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për qytetarët e Kosovës. Nuk mund t’i bëjmë lavde Policisë së Kosovës, pasi përtej lavdeve duhet të bëjmë veprime konkrete”, tha ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.