Hidromorava

Tahiri: Formimi i Asociacionit s’është kusht për anëtarësim të Kosovës në KiE, Qeveria të ketë kujdes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti duhet të këtë kujdes në këtë çështje.

“Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai

Mobi Casa

Ndërsa sa i përket Projektligjit për Kodin Civil, Tahiri ka thënë se AAK-ja do të jetë kundër.

“Kodi Civil, edhe kur diskutohet kurrë nuk ka qenë kushtëzim. AAK është deklaruar që është kundër, shumica e ka bllokuar këtë zbatim. Se çka do të ndodh nuk është përgjegjësi e Aleancës ne kemi pasur pozicion kundër dhe kundër jemi”, ka thënë ai. /EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.