GRANDEMALL

Tahiri: Edhe shtatë të rinj tjerë në Gjilan përfitojnë grante për ndërmarrësi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Edhe shtatë të rinj tjerë në Gjilan kanë përfituar grante për ndërmarrësi në kuadër të një programi të partneritetit mes Komunës së këtushme, USAID-it dhe organizatës gjermane HELP.

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit, ka thënë se fillimisht ishin ndarë 12 grante, ndërsa tani, nga lista rezervë po mbështeten edhe 7 përfitues të tjerë.

Tahiri ka thënë se ky është një program mjaft atraktiv për të rinj, ku përfitues janë të dyja gjinitë, në mënyrë të barabartë. Po ashtu, përfitues ka si nga qyteti, ashtu edhe nga fshati.
Tahiri ka thënë se Komuna merr pjesë me 25 për qind të shumës në këtë program të granteve për të rinj, që jepen në pajisje.

Shqipe Breznica, drejtoreshë e organizatës HELP, i ka uruar përfituesit, duke thënë se sot po nënshkruhen kontratat me grupin e dytë, pasi që USAID-i ka vendosur t`i shtojë fondet për këtë program dhe u shpreh e bindur se deri nga mesi i dhjetorit, ata do t`i marrin pajisjet e nevojshme për punë.

Uji Dea

“Ne do ta monitorojmë procesin e shpërndarjes dhe të funksionalizimit të pajisjeve”, ka thënë Breznica.

Përzgjedhja e përfituesve të granteve, është mbështetur në baza meritore. Qëllimi i këtij programi është mbështetja për idetë kreative në sektorin privat dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.

Drejtoresha Tahiri është shprehur e kënaqur që Komuna e Gjilanit është përzgjedhur në këtë program, ku përfitues të granteve janë edhe femrat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.