ARKATANA

Tahiri: Edhe deputetët e pozitës do ta mbështesin tërheqjen e 30% të Trustit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se është i bindur që tërheqja e 30% të Trustit do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri në një konferencë për media tha se për këtë çështje do të bisedojnë edhe me deputetët e pozitës.“Ne do të bisedojmë edhe me shumicën. Do të dakordohemi si opozitë që të jemi të gjithë dhe njëkohësisht do të bisedojmë me gjitha grupet parlamentare që të kalojë. Tërheqja e Trustit duhet të kalojë në Kuvend dhe jam i bindur që do të kalojë.”, tha ai.

Hidromorava

Më tutje, deputeti i AAK-së tha se do të presin deri më 21 janar për të marrë një përgjigje nga Qeveria për këtë çështje.Më pas ai tha se do ta procesojnë tutje kërkesën.“Unë e kam pasur një diskutim dje. Edhe me z.Haxhiu. ne duhet të presim datën 21 kur Qeveria e Kosovës duhet të jap një përgjigje për këtë temë dhe do ta procesojmë. Ne jemi të bindur që janë pjekur kushtet për tërheqjen e 30% të Trustit, mendojmë që jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe sjellja e zakonshme e Qeverisë është e gabim”, tha ai.

Tahiri e pranoi se ka deputetë edhe të pozitës që e mbështesin tërheqjen e 30% të Trustit.“Ne e mbështesim dhe po punojmë që të kalojë dhe do të kalojë. Jam i bindur që në seancë do të kalojë sepse deputetë edhe të pozitës edhe të opozitës do ta votojnë këtë”, deklaroi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.