ARKATANA

Tahiri: E papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit, duhet të jetë 129 euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë dhe Presidenten për Ligjin e Pagave, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, Tahiri thotë se po vazhdon të mbahet sekret vlera e koeficientit dhe sipas tij, një gjë e tillë është e papranueshme.

Tahiri thotë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, ndryshe sipas tij, do të ketë rënie drastike të pagave.

UBT

Tahiri tha se kontestimin e këtij ligji kanë mundur ta bëjnë vetë me nënshkrime, mirëpo, sipas tij, arsyeja e vetme pse s’e kanë bërë këtë, lidhet me faktin se nuk e kanë ditur vlerën e koeficientit.“Kalon edhe një mbledhje e qeverisë edhe pasi ligji për pagat është nënshkruar nga presidentja e vendit dhe vazhdon të trajtohet në mënyrë sekrete, jo transparente vlera e koeficientit, është e papranueshme që 80 mijë shërbyes publikë të mos e dinë sa e kanë rrogën e tyre duke e ditur se ekziston një ligj. Është e papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit edhe pasi është nënshkruar nga presidentja”, ka thënë Tahiri në një konferencë për medie.

“Ende vazhdon trajtimi tepër jo serioz e jo i përgjegjshëm që thotë kryeministri: Valla jemi duke kalkuluar. s’pati kohë ta kalkulojë gjashtë muaj dhe tash duket ta kalkulojë këtë kur është ditur rangimi i koeficienteve para 6 muajsh”, është shprehur ai.“129 euro koeficienti e shpëton ligjin, përndryshe ligji do të kontestohet… Aleanca s’e ka qëllim ta rrëzojë, sepse po u rrëzua kthehet prej fillimi, mirëpo shpëtimi i ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese e ka 129 euro vlera e koeficientit”, ka shtuar Tahiri.“Qëllimi i AAK-së nuk është ta rrëzojë ligjin, sepse është shumë i vështirë ta bësh, mirëpo konsultimi për këtë ligj kurrë nuk ka qenë më i dobët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.