UBT

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar deklaruar se do të kërkojnë interpelancë për tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit. E në këtë seancë, Tahiri tha se do të kërkojnë shkarkimin e tij, raporton Ekonomia Online.

Qeverisjen e Kurtit, Tahiri e ka quajtur Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës. Ai theksoi se përderisa kryeministri ka përmendur zgjedhjet ai është vetëdorëzuar.

ARKATANA

“Është një kërkesë e PDK-së e nënshkruar që ndërlidhet me një komision hetimor që ndërlidhet me tenderë njëburimor. Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe Kosova është duke stagnuar gjithçka që i jep kuptim në këtë qeverisej është stagnues, ekonomia, mirëqenia, dhe te gjitha. Janë disa pika që do t’i trajtojmë në Kuvend dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij. Ai është vetëdorëzuar, ne momentin kur flet për zgjedhje është vetë dorëzim i tij”, tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

“Janë tri mënyra: E parë dorëheqja e tij, e dyta kur votohet mocioni i mosbesimit dhe vetëshpërbërja. Ne si Aleancë e kemi kërkua shkarkimin e tij që një vit e gjashtë muaj. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, ne do ta thërrasim në interpelancë në diskutim. Ballafaqimi i parë i ynë do të jetë për tri vite qeverisje, pse janë shpenzuar 209 milionë euro në tenderë njëburimore… Ideja jonë është që ta dekonspirojmë përmes këtyre temave”, u shpreh tutje Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.