GRANDEMALL

Tahiri: Dialogu kërkon përbërje sikurse ai i Vjenës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se periudha e zgjedhjeve ka ndikuar në rënien e dinamikave të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka bërë me dije se qeveria e ardhshme do ta vazhdojë dialogun me një dinamikë të re. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se çështja e ndryshimit të formatit të dialogut mbetet në dorë të qeverisë së re.

Ajo ka vlerësuar se në diskutimet për formatin e dialogut duhet të përfshihen Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria.

Mobi Casa

Sipas Tahirit, edhe opozita e ardhshme duhet ta mbështesë dialogun, madje të jetë edhe pjesë e këtij procesi.

Ajo ka theksuar se meqë dialogu është në fazën finale, është e nevojshme një përbërje dhe një format i cili përfshin një spektër të gjerë politik dhe institucional. “Meqë është faza finale e procesit të dialogut me Serbinë, mendoj se duhet një përbërje sikur ai që ka qenë në bisedimet e Vjenës”, ka thënë Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.