Mobi Casa

Tahiri: Dëmet nga formimi i Asociacionit mund të jenë të paparashikueshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në anën tjetër ish-kryenegociatorja e dialogut teknik Edita Tahiri ka vlerësuar se Qeveria aktuale ka dështuar në qasjen ndaj zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin me vetë faktin që ka lejuar vetëm përfaqësuesit e komunitetit serb ta bëjnë draftin e statutit. “Duke përjashtuar veten nga kjo çështje, Qeveria aktuale me vetëdije ose pa vetëdije ka lejuar devijime të mundshme dhe shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Marrëveshja për Asociacionin, sipas Tahirit, duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe në ligjet e Kosovës. Kjo marrëveshje sipas saj nuk lejon kompetenca ekzekutive. “Pra, vetë Marrëveshja e Brukselit përcakton se Asociacioni duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Mirëpo kjo Qeveri nuk u mor me këtë çështje dhe as me dialogun e Brukselit edhe pse ka pasur mandatin nga Kuvendi si e autorizuar për dialogun e Brukselit”, ka shtuar ajo.

FITORJA

Qeveria sipas Tahirit duhet ta ndryshojë këtë qasje të gabuar dhe në fazat e tjera të jetë sa më syçelë, në mënyrë që t’i korrigjojë devijimet e mundshme të draftstatutit. “Nëse vazhdon me këtë qëndrim të gabuar, dëmet do të jenë të paparashikueshme për shtetin e Kosovës”, ka nënvizuar Tahiri.

Ndërkaq ka vlerësuar se dërgimi i draftit të statutit të AKS-së në Bruksel pa kaluar në Qeveri fare vetëm sa e ka komplikuar situatën. “Tashmë situata është komplikuar për faktin se kjo Qeveri ka lejuar që kjo të ndodhë. Tani duhet vendosmëri dhe syçeltësi nga ana e Qeverisë që të mos dështojë në fazat e tjera të këtij procesi”, është shprehur ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.