Hidromorava

Tahiri: Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale, as një etnike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosovës i duhen pozicione të qarta, unike, politike dhe publike, sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë dhjetë pika që sipas tij mendon se janë të rëndësishme për t’u trajtuar rreth kësaj teme.

Tahiri, po ashtu shton se “Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale, as një etnike, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës”

Këto janë dhjetë pikat që Tahiri i ka përmendur:

Kushtetuta e vendit e garanton të drejtën e themelimit të më shumë se një asociacioni;

Sistemi politik është njëshkallësh, në dy komuna ka përgjegjësi asimetrike;

Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe ai për Bashkëpunim Ndërkomunal (BNK), rregullon në esencë menyrën e bashkëpunimit në mes të komunave;

Fundamenti

Legjislacioni për vetëqeverisje lokale garanton të drejta ekskluzive për komunitetet; ndërkaq ai për financa, të drejtën e financimit nga donacionet;

Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur;

Nuk ka nevojë për zhvlerësim të marrëveshjes ndërkombëtare, por qartësi për statutin e Asociacionit në linjë me rekomandimet e GJK-së;

S’duhet të ketë dykuptimësi, por qartësi milimetrike;

Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; as një etnik, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës;

Asociacioni nuk mund ta minojë rolin kushtetues në shtetin dhe sistemin politik e qeverisës në vend;

Të punësuarit nuk mund të jenë shërbyes publikë, ngase atëherë kjo duhet të akomodohet si strukturë/nivel qeverisës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.