Tahir Dalipi para trupit gjykues – akuzohet për vrasjen e Liridon Dushicës

Gjilan – Të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur procesi gjyqësor ndaj Tahir Dalipit i dyshuar se në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica. Në seancën e parë janë dëgjuar dëshmitarët e parë Gëzim Abazi dhe Albulent Bunjaku.
Tahir Dalipi i dyshuar për vrasjen e Liridon Dushicës është gjendur përballë trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan, që po e kryeson gjykatësi Hasan Sadiku , transmeton rajonipress.
Dalipi sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu dyshohet se në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.
Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzën ndaj Tahir Dalipit i cili dyshohet se më 28 prill 2012 në kafiterinë “Oops Bar” me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.
Në seancën e parë të enjten kanë dëshmuar dëshmitarët Gëzim Abazi dhe Albulent Bunjaku. Ndonëse kishte dëshmi “kundërthënëse”, dëshmitari Albulent Bunjaku tha se ishte dëshmitari i parë që i kishte ofruar ndihmë viktimës.
Trupi gjykues dhe avokati mbrojtës Bajram Tmava e kanë pyetur disa herë dëshmitarin për detajet, që mendohej se janë relevante për procesin, por dëshmitari Bunjaku shpesh është përgjigjur se “nuk e dinë”.
Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në regjionin e kraharorit në gjoks e në shpin në anën e majtë me ç`rast të njëjtit i shkakton plagë vdekjeprurëse, nga të cilat plagë edhe vdes në QKUK në Prishtinë, Liridion Dushica.
Tahir Dalipi akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, dhe ka mbi 8 dëshmitarë. Gjithnjë sipas aktakuzës Tahir Dalipi i ka pranuar në prokurori veprimet inkriminuese.
Kurse Sylë Dushica, prindi i të ndjerit i është bashkëngjitur ndjekjes penale duke dyshuar se në këtë konflikt janë të implikuar edhe Artan Maliqi dhe Veton Behluli. /rajonipress/