Uji Dea

Tahir Dalipi dënohet me 14 vite burgim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan është shpallur aktgjykimi në rastin e Tahir Dalipit i dyshuar për vrasjen e Liridon Dushicës. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Hasan Sadiku e ka dënuar dhe shpallur fajtor Dalipin me 14 vite burgim.

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli fajtor Tahir Dalipin duke i shqiptuar një dënim prej 14 vitesh burgim. Duke shpallur aktgjykimin Hasan Sadiku kryetar i trupit gjykues tha e Dalipi është fajtor sepse në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.

Sadiku tha se Tahir Dalipit është përgjegjës sepse më 28 prill 2012 në kafiterinë “Oops Bar” me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.

UBT

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në regjionin e kraharorit në gjoks e në shpin në anën e majtë me ç`rast të njëjtit i shkakton plagë vdekjeprurëse, nga të cilat plagë edhe vdes në QKUK në Prishtinë, Liridion Dushica.

Tahir Dalipi akuzohej për veprën penale “vrasje e rëndë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.