ARKATANA

Tahir Batatina: Nuk kemi zgjedhje tjetër përpos ta mposhtim Gjilanin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i skuadrës së Llapit Tahir Batatina me mjaft sukses ju ka rikthyer pankinës së Llapit.

Në takimin e javës së 27 skuadra e trajnerit Tahir Batatinës Llapi takohet me Gjilanin, ndeshje me peshë të madhe për dy skuadrat për vendasit për të ruajtur hapin për titullin e kampionit ndërsa për Gjilanin për t`i ikur zonës së rrezikshëm në tabelën e klasifikimit.

Trajneri Batatina ka bërë të ditur se përpos fitores nuk ka alternativë tjetër edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

“Do të jetë vështirë pasi Gjilani ka një skuadër të mirë, ndërsa ndryshimet në bankën e Gjilanasve kanë sjellë frymë të re, në këtë ballafaqim do të hyjmë mjaft të mobilizuar për t`i fituar pikët i gjithë stafi dhe lojtarët gjatë tërë javës kemi bërë përgatitjet për këtë ballafaqim duke pasur besim në futbollistët e mijë duke e ditur se nuk kemi zgjedhje tjetër përpos fitores për të ruajtur hapin për kreun e tabelës, ndërsa atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme duke e ditur se tifozët tanë “Legjendat” do të jenë në numër të madh në stadiumin “Zahir Pajaziti” për të na përkrahur drejt fitores”.

Hidromorava

E veçanta e kësaj përballje do të jetë edhe një surprizë me mysafir special nga shteti i Gjermanisë të cilët do të jenë mysafir të klubit të Llapit.

“Në këtë ndeshje do të kemi mysafir special nga shteti i Gjermanisë për skuadrën tonë dhe do të na nderon prezenca e kryetarit të klubit FC Teutoniaa Ottensen dhe e gjithë kryesia e këtij klubi ndërsa neve nuk na mbetet tjetër përpos ti nderojmë dhe të dëshmojmë se skuadra e Llapit është skuadër e organizuar dhe e dëshmuar në futbollin e Kosovës” ka bërë të ditur njeriu i parë i pankinës së Llapit Tahir Batatina.

Skuadra e Llapit në dy ballafaqimet me Gjilanin ka dal fituese në takimin e parë në Podujevë kishte fituar me rezultat 3-1 ndërsa në Gjilan me rezultat 1-0

Pas 26 javëve Llapi pozicionohet në pozitën e 3 me 57 pikë ndërsa Gjilani në pozitën e 7 me 35 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.