“Tages Anzeiger” : Medvegja rajoni më i varfër dhe më i pazhvilluar në Serbi dhe Evropë

Medvegjë – Gazeta autoritative zvicerane “Tages Aizenger” në një shkrim dedikuar zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës të titulluar: Serbët dhe shqiptarët janë duke luajtur me zjarr (“Serben und Albaner spielen mit dem Feuer”, transmeton “Presheva Jonë”.
Se vërtetë Medvegjën pos politikës diskriminuese e kanw kapluar probleme sociale dëshmojnë dhe vetë mediet serbe. Sipas gazetës beogradase Medvegja sot ka thyer rekordin e papunësisë në Serbi (“Medveđa rekorder u nezaposlenosti u Srbiju”).
Po ashtu shtypi serb ka shkruar se Medvegja edhe pse ka shumw mërgimtarë jashtë vendit nuk ka bërë shumw për vendlindjen.
Shqiptarët përfaqësojnë rreth 100.000 njerëz në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, qytetarë këta si shumicë lokal në Jug të Serbisë (Die Albaner stellen mit knapp 100’000 Menschen in den südserbischen Städten Presevo, Bujanovac und Medvedja die örtliche Bevölkerungsmehrheit. )
Rajoni është i njohur si një mjedis më i varfër dhe më i pazhvilluar në Serbi. Shqiptarët e këtyre viseve vite më parë përmes një votim gjithwpopullor pothuajse unanimisht ishin përcaktuar për shkëputjen nga Serbia dhe lidhjen e saj me Kosovën fqinje.
Ditëve të fundit fund të udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Ish- komandantët dhe ushtarët e UÇPMB-së përmes mediave shqiptare kishin dërguar mesazhe poqese injorohet dialogu ata mund t’i “marrë përsëri armët në duart e tyre.”
Lugina e Preshevës është pjesa më e pazhvilluar ekonomikisht në Serbi. Ky konstatim doli pas takimit të fundit që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kishte me kryetarin e partisë për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës Riza Halimi, kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.
Haradinaj: Të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës
Raportet ekzistuese mes Kosovës dhe Serbisë, janë edhe pengesat kryesore për integrimin dhe zhvillimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës gjatë një takimi më kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkuan ndihmën e institucioneve dhe partive politike në sferën e arsimit dhe ekonomisë.
Lugina e Preshevës është pjesa më e pazhvilluar ekonomikisht në Serbi. Ky konstatim doli pas një takimi të fundit që kishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, me kryetarin e partisë për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës Riza Halimi, dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.
Halimi, tha se shqiptarët e atjeshëm, nuk janë të kënaqur me tretmanin që kanë në shtetin serb. Ai tha se problemet që eksitojnë atje, nuk kanë një formulë zgjidhjeje dhe sipas tij, pengesa më e madhe janë raportet e krijuara mes Kosovës dhe Serbisë.