UBT

Tabelat e vendosura nga KFOR-i e shqetësojnë ish kreun e Kamenicës, Shaip Surdulli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Shprehi reagimin ndaj mungesës së qasjes së organeve shtetërore të Republikës së Kosovës, si policisë së Kosovës, inspektoriatit komunal dhe republikan etj, në zonën rreth rrugës së Breznices në hyrje të fshatit Karaçevë, ku si pasojë me vite të tëra herë pas here ka dal xhandarmëria serbe, zhvillohet kontrabandë e mallrave dhe në këtë vit po ndërtohen dhe po funksionojnë veprimtarit ilegale të kazinove, ku deri tani numri i tyre është ofruar në numrin 10 thotë ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli.

Surdulli thotë se udhëheqësit komunal të Kamenicës si duket janë të involvuar në mënyrë direkte apo të ndikuar për të mos reaguar ndaj kësaj gjendje kaotike në fshatin Karaçevë.

Hidromorava

“Po ashtu reagojmë për vendosjen e tabelës Stop 0.0 m në dalje të fshatit Novosellë, e cila tabelë është vendosur nga KFOR-i. Sipas KFOR-it këto tabela si paralajmërim Stop 1000 m, Stop 500 m dhe Stop 0.0 m janë të vendosura për vet KFOR-in dhe UNMIK-un, por pse po pengohen organet kompetente të Republikës së Kosovës për të ushtruar funksionin shtetëror edhe në këtë pjesë të Kosovës sipas dokumenteve kadastrale të Republikës së Kosovës” tha Surdulli./rajonipress/