Mobi Casa

Ta vemi në zjarr dashurinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Poezi nga Fadil Abazi

TA VEMI NË ZJARR DASHURINË

Në sytë e tu
Shof zjarrin e dashurisë
Në valë deti
Dua ta shuaj zjarmin time
Më thuaj pa drojë
Atë që ndjen edhe nëse ma vret
Ëndrrën time të bardhë
Dhe horizonteve kur të vete
Prap zjarrin do ta shof
Bota nga zjarri u krijua
Pse mos ta vemi edhe ne
Në zjarr dashurinë tonë
O ta krijojmë përsëri
O ta bëjmë fli

MOS ME ZGJONI

Kam mbet vet sonte
Vetëm unë dhe rrugët e boshatisura
Qyteti po fle me ëndrra të përgjumura
Thashë ta marr vetminë
Symbyllur të nisem rrugëve pa mbarim
Mos më ngani, lermëni
Mua dhe vetminë në rrugëtimet e tona
Nëse flej mos më zgjoni
Lermëni
Më harroni mua
Në gjumin tim të vdekshëm

FIDANISHTJA

SHIKIM I ZJARRTÊ

Sonte
Dheza një qiri për ty
Magdalenë
Thashë ti kalli
Të gjitha magjitë
Dhe fjalët që pëshpëriten për ty
Fjalëkeqët e dashakeqët ti mbledh
Ti djeg në zjarrmin e urrejtjes së tyre
Sonte dheza një qiri
Thashe të lutem për ty Magdalenë
Për ty që dikur kur kaloje qytetit
rrugëve ma kallderm
Djelmoshat me shikime të zjarrta,
Kallnin veten, duke dashur të të kallin ty
Ti ishe shumë e akullt
Për të të dhezë
Një shikim sa do i zjarrtë djalërie

KU JE

Njëhere
Ti më nxorre nga vetja ime
Që atëhere
Unë kërkoj veten time të humbur
Rrugëve pa mbarim
Ti je ajo
Që më kthen në veten time
Ku je…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.