Uji Dea

Ta shfaqim në teatër “Një këngë mbrëmjeje, pa Atdhe”

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Secondofestival” në krye me shqiptaren nga Kosova, Gjyle Krasniqi, po bën xhiron nëpër qytetet më të mëdha zvicerane. Me temë „Dinjiteti njerëzor“ të premten vonë në mbrëmje në qytetin St. Gallen me tri shfaqje aktrimi, „Secondofestival“ shfaqi realitetin e diskriminimit racor, me të cilin njerëzimi ndonëse nuk e thotë hapur, është i vetëdijshëm se gjendet mes nesh.

Pyetjet po ti si quhesh, nga vjen, kur do të kthehesh e pse ke ardhur këtu sfidojnë seriozisht të rinjtë me origjinë emigracioni që duke rënë pre e shumë paragjykimeve nuk arrijnë dot të ofrojnë atë që nganjëherë kërkojnë disa nga vendësit; pra të duken më të bardhë se ta, më të kulturuar se ta, e të kenë emra më biblikë se ta.

Aktorët Tenzin Jorden, Tadiyose Mulugeta, Mustefa Tiku, Alex Yosef, Daniel Zekarias shfaqin thjesht dhe kuptimplot pritjet e një refugjati sipas thënies së famshme zvicerane „Prit shpejt“ (Wart Schnell) prej Ute Sengenbusch dhe firma për Zonën e Mesme (FfZB) tregojnë pesë të rinj nga Etiopia, Eritrea dhe Tibeti çfarë nënkupton kur pritja bëhet angazhimi kryesor i ditës. Aq sa kjo pritje sfidon dhe vetë Godon dhe natyrisht më tepër se 50 mijë azilkërkuesit që presin një vendim për t’iu pranuar e drejta e tyre për strehim në Zvicër.

Shfaqja tjetër në „Dhomën e Radios“ prej „Rroma Aether Klub Theater“ tregon përjetimin e njerëzve pa atdhe, në këtë rast romët; ku lufta paraqitet si seri e radio lajmeve dhe i lë kështu shëtitje të lirë fantazisë, pa folur as edhe një fjalë të vetme dikund në Jugosllavi me radion që vazhdimisht përcjell lajme e muzikë në gjuhën serbokroate. Me autor, regji dhe aktrim të Nebojsa Markoviq dhe Slavisa Markoviq.

Po, në fakt, si shpjegohet dinjiteti njerëzor nga këndvështrimi i një zyrtari zviceran që integrimin e të huajve e ka punë profesionale?

Thjesht dhe në podium, para masës, Peter Tobler, zyrtar i integrimit në qytetin e St. Gallenit, premton se ky festival, ashtu edhe si dy vjetët e fundit do të jetë dramatik, i çuditshëm. Të huajt, atdheu, qytetarët e huaj, dinjiteti njerëzor janë tema që normalisht fliten shumë. Ne flasim si janë ata. Si duhet të jenë ata. Çfarë duhet të bëjnë ata. „Unë mendoj se ne nuk duhet të bisedojmë për qytetarët e huaj, por më tepër me qytetarët e huaj“. Sot, u shpreh ai, ne kemi rastin të shohim e të dëgjojmë, qoftë dhe vetëm për një herë, përvojën e tyre si emigrantë, të cilën mund ta ndajnë me ne. Tema është mjaft serioze. „Politikisht është e përdorur, e konsumuar, janë nxjerrë ligje të reja, janë shkruar libra e deri te politikanë që janë marrë me ditë të tëra në formulimin e ligjeve të reja për të huajt. Do të dëshiroja që nganjëherë politikanët të përkulen në një rol tjetër dhe të luajnë këtu në teatër me këto tema të rënda që të mund t’i kuptojnë më mire”, tha ai ndër të tjera.

Pjesa më e mirë nga aspekti profesional i aktrimit ishte

Uji Dea

„Pa Atdhe – një këngë mbrëmjeje“ pyet së fundmi „Theaterperipherie e. V.“ me aktorët Jonas Abbood, Mariana Boscov, Olesja Dyring, Biemnet Haile, Francisco Lutumba, Bahar Sarkohi, Anne Sicking. Me regji, tekst dhe muzikë: Natalie Schramm, që tregojnë çfarë kuptimi ka për secilin prej nesh atdheu, a kemi ne vërtet nevojë për të dhe çfarë jemi në gjendje të sakrifikojmë për të.

A është pasaporta ajo që përcakton identitetin tonë apo pamja jonë fizike. Kush ka më shumë rëndësi, pamja e jashtme, sjelljet, gjuha sesi e flet, apo emri e pasaporta. Të gjitha këto paragjykime që na përcjellin kudo e çdo ditë i trajton festivali i gjeneratës së dytë, që për më tepër shpjegon ndjenjat e gjeneratës së dytë që jeton mes kulturës së origjinës së prindërve dhe kulturës së vendit në të cilin jeton.

Po kështu në rrjedhë e me dinamikë e përshkruan historinë e festivalit dhe vetë bashkorganizatorja e festivalit, Silvia Maag, zyrtare për integrim në St. Gallen. Ajo kujton ditën e parë të punës si zyrtare e integrimit nën ankthin e një telefonate që e zë krejt të papërgatitur për punën që ka marrë mbi supe.

Silvia Maag, me një letër në dorë që i dridhej, tha se meqë nuk e dija deri para pak kohësh se çfarë do t’ju them, mu desh kjo letër që t’jua tregoj historinë sesi „Secondofestival“ (Festivali i gjeneratës së dytë) e ka gjetur rrugën për St. Gallen. „Sot – e di saktësisht! Sot, para 4 vjetësh, kam pasur kontaktet e para me Gjyle Krasniqin, menagjeren dhe ideatoren e këtij festivali. Kam telefonuar me të“. Tash ju do të pyesni pse e di unë këtë kaq saktësisht dhe pse ua tregoj këtë.

„Unë isha atë ditë të fillimit të punës në një zyrë të zbrazur, me një kompujter e me sirtarët e zbrazët dhe po nxitoja të plotësoja e t’i radhitja orenditë. Kur befas më frikësoi telefoni dhe unë po lajmërohesha për herë të parë si udhëheqëse e Zyrës së integrimit, ndërsa, në anën tjetër të lidhjës u lajmëruar Gjyle Krasniqi. Ajo donte të dinte nëse unë do mund t’i ndihmoja në projektin „Seconodfestival“, turne për të krijuar një stacion të ri edhe në St. Gallen. Reaksioni im i parë ishte emocionues dhe i papërgatitur; Ia kthej: „Jeni lidhur në adresë të gabuar. Ne jemi zyrë e integrimit që merremi me jetesën e përbashkët mes zviceranëve dhe të huajve dhe jo me teatër“.

Mirëpo Gjyla nuk u zbraps shpejt, ajo më sqaroi se „Secondofestival“ është një formë e teatrit që shfaqet me zviceranë e të huaj bashkë dhe pikërisht në këtë pikë me kulturë dhe integrim dhe për jetën e përbashkët mes vendësve dhe të huajve ne mund të bashkëpunojmë. Rrugë e gjatë, kuptimi i shkurtë, tha ajo, këtu dhe tani, nëpërmes një telefonate nis bashkëpunimi i një pune të shkëlqyer katërvjeçare dhe unë jam shumë e lumtur që ky turne sot për të katërtën herë po shfaqet këtu në Grabenhalle në St. Gallen“, tha Silvia Maag.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.