Fundamenti

Szunyog: Viti 2023 mund të jetë vendimtar për Kosovën – mund të arrihet përparim i madh

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se viti 2023 mund të jetë një vit vendimtar për Kosovën.

Sipas tij, gjatë këtij viti mund të arrihet përparim i madh duke e bërë edhe një herë të qartë si kristali se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian, njofton klankosova.

“E ardhmja e Kosovës është e qartë. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës është në fuqi dhe e detyrueshme, Agjenda e dytë e Reformave Evropiane është aty për të udhëzuar zbatimin e saj, ndërsa raporti i fundit dhe mjaft pozitiv për Kosovën i Komisionit Evropian gjithashtu thekson reformat që Kosova duhet t’iu jap prioritet”.

Tutje, ai shton se duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, Kosova e vendosi veten në anën e duhur të historisë.

FIDANISHTJA

“Ajo që partnerët e saj perëndimorë presin në vitin 2023 është që Kosova të ndërmarrë hapa të guximshëm drejt normalizimit të plotë dhe ligjërisht të detyrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtoj më tej bashkëpunimin rajonal dhe, e fundit por jo për nga rëndësia, të ndërmarrë një hap të madh përpara edhe në dialogun e brendshëm”.

“Nga sa më sipër, viti 2023 mund të jetë një vit vendimtar në të cilin do të mund të arrihet përparim më i madh, duke e bërë edhe një herë të qartë si kristali se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian të përcaktuara me nenin 2 të Traktatit të Lisbonës, duke përfshirë respektimin e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave”.

Szunyogu thotë se edhe pse nuk mund të parashikohet vendimi i 27 shteteve anëtare, mund të thuhet se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovë në rrugën e anëtarësimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.