Hidromorava

Szunyog: Vettingu të bëhet vetëm nëse ka kushte, Qeveria të tregojë kujdesin e duhur në këtë proces

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shef i zyrës, Ambasadori Tomáš Szunyog i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tregojë kujdesin e duhur në procesin e vettingut.

Në intervistën ekskluzive për Telegrafin, ku Szunyog foli për pritjet që BE-ja ka nga Qeveria e Kosovës pas krijimit të saj, kur u pyet për procesin e Vettingut, ai u shpreh se “Një masë e tillë duhet të fillohet vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme të mundshme”.

“Duke pasur parasysh se ekzistojnë disa mekanizma të përshtatshëm, mbase institucionet duhet më tepër të përqendrohen në përdorimin e tyre më të mirë të mundshëm. Në vend se të investojnë në gjetjen e instrumenteve të reja, mënyra më e mirë e mundshme dhe më efektive do të ishte përdorimi efektiv i atyre ekzistuese”, shprehet ai.

“Në këtë drejtim, ne i bëjmë thirrje qeverisë që të tregojë kujdesin e duhur dhe përkatës në marrjen në konsideratë të masave të tilla si rivlerësimi i plotë i personelit të sundimit të ligjit, përkatësisht ‘Vettingun’. Një masë e tillë duhet të fillohet vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme të mundshme, gjë që nuk është tani në Kosovë”, theksoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

KKVITI

I pyetur në lidhje me konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ai u shpreh se presin të marrin draftin e parë të ligjit dhe ta vlerësojnë atë.

“Ne shpresojmë të marrim draftin e parë të ligjit dhe ta vlerësojmë atë. Masat e reformës të parashikuara në të duhet të jenë në pajtim me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat themelore të individëve”, theksoi ai.

Shefi i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për reformat që duhet t’i bëjë Kosova, për vaksinat antiCOVID dhe ndihmën nga ky institucion. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.